Kryeministri Edi Rama ka ironizuar lajmet në rrjetet sociale se ka bërë botox. Rama tha se nëse njerëzit duan botox të rrinë pa gjumë pasi në atë formë do të kenë një lëkurë të fryrë.
Deklarata e Ramës:
“Mu fut njoni sot më tha, kishte parë atë Fevziun e vërtet dje, për të bërë për të qesh je njësh, por si nuk dëgjova një fije program. Për të gjithë ata që tërhiqen nga atletet, nga çitjanet nga botoxi. Se unë kam bërë dhe botox, e keni dëgjuar. Do botox, rri pa gjumë. Po të rrish pa gjumë të fryhet lëkura dhe të duket si botox. Ku e kisha llafin? Te programi. I shkruajta thjesht disa gjëra nga programi atij. Nga 25 prilli i këtij viti dhe deri më 25 Prillin e 2025 4 porta të reja për Shqipërinë nga deti, 4 porta për Shqipërinë nga ajri. Për një numër të konsiderueshëm turistësh që është i paimagjinueshëm me portat e sotme. Skavica, plus dy parqet diellore në Karavasta, plus autostrada nga Murriqani në Fier, plus investimet e tjera janë 10 miliardë euro që do t’i hapin prespektivën mijëra vende të punës”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post