Pasditen e sotme kreu i PD, Lulzim Basha iu bashkua protestuesve të Unazës së Re së bashku me disa deputetë të tjerë opozitarë dhe u shpreh për mediat duke u ulur në tokë dhe duke prekur asfaltin, kostoja e 1 centimetri rruge tek kjo zonë është 2 mijë euro.
Në lidhje me deklaratën e Bashës, Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ironizon këtë të fundit.
Ai shkruan se sipas aritmetikës së këtij të fundit, kostoja e unazës shkon 400 milion euro.
POSTIMI I PLOTË I RAMËS:
“7X7=49 është lule para kësaj të fundit të Lulit: 1 cm rruge tek Unaza e Re kushton 2000 €. Rruga bën 40 mln € thotë po ai, po sipas aritmetikës së tij i bie që 2km bejne 400 mln £. Dhe 400 mln shumëzuar me gjerësinë sipas tij 30 m janë baraz 12 miliardë €. Eh Artist Artist.”
Por me sa duket kryeministrit i doli batuta huq, pasi në vend që të ironizonte Bashën me shprehjen e famshme 7×7=42, shkroi atë të saktën duke dalë blof në ironi.
Megjithatë ai e fshiu postimin e parë në Instagram, duke e ndryshuar me shprehjen e liderit opozitar brenda disa sekondave dhe duke i qëndruar ironisë së shkuar dëm.
Ndjekësit e kanë kapur këtë detaj dhe i kanë komentuar Ramës:
“Ndaje mendjen o kryeminister, 7×7 bejne 49 apo 42!”
Diskutime rreth kësaj post