Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ka bërë ironi me gazetarin Andi Bejtja .
Deabti mes tyre ka shpërthyer kur Bejtja ka kërkuar të bëhej një sondazh për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa Rama kërkoi që të sillej një gotë raki dhe një qepë e njomë.
Pjesë nga biseda:
Andi Bejtja: Hapni një sondazh a duhet të japë dorëheqjen kryeministri Zaev? Hape këtë dhe flasim. A iki unë nga ky zanat i ikën ti.
Edi Rama: Bjeri një gotë raki këtu dhe një qepë të njomë për Bejtjen.
Andi Bejtja: Ia ke marrë dorën. Shif ndonjë Netflix se ngele me filma të realizmit socialist o dreq. Hape pra sondazhin.
Edi Rama: Është bisedë serioze. Shqipëria është në proces të thellë transformimi. /Dritare
Diskutime rreth kësaj post