Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “El Periodico”, u është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta se Shqipëria rrezikon të kthehet në diktaturë si në Korenë e Veriut.
Rama e mohoi diçka të tillë.
“Ne jemi një demokraci e re, adoleshente dhe kemi një mënyrë shumë të pasionuar, ndonjëherë ekstreme, bardhë e zi, mënyra urrejtjeje ose dashurie për të diskutuar. Ne jemi akoma në procesin e maturimit, sepse me shekuj nuk kemi pasur as institucione demokratike dhe as rregulla. Thënë kjo, nëse do të ishim vërtet Koreja e Veriut, ne nuk do të ishim duke folur bashkë. Ne ishim Koreja e Veriut gjatë epokës së komunizmit dhe askush nuk e dëshiron më atë” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post