Kryeministri i vendit Edi Rama, shprehet i vendosur për të kryer amnistinë fiskale, një nismë e kundërshtuar nga disa institucione ndërkombëtare.
Gjatë fjalës së tij në një tryezë në Ditën e Diasporës, Rama tha se Shqipëria nuk ka pse privohet nga kjo e drejtë, që e aplikojnë edhe vende të tjera.
“Ne do ta bëjmë”, u shpreh Rama, duke thënë se shpreson që Bashkimi Europian të paktën të mos e pengojë realizimin e amnistisë fiskale, por të ushtrojë të drejtën e vetë për ta monitoruar.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Realizimi i amnistisë fiskale, një qëllim. Ka shumë arsye për ta bërë më në fund. Një larje truri e paimagjinueshme ka sjellë si pasojë që shqiptarët të jenë shumë skeptikë qoftë ndaj taksave, qoftë ndaj bankave. Dhe sot edhe në bazë të sfidave të organizatave ndërkombëtare, jemi vendi me sasinë më të madhe të qarkullimit të parasë cash. Për të mos hyrë në detaje të tjera, që lidhen me dyshime në vende ku shqiptarët e kanë patur të pamundur të marrin letra, ku u është dhënë emër tjetër nga ai i lindjes, ku u është dashur të shfaqen si shtetas apo qytetarë që i iknin në Kosovë, për të marrë letrat. Këto janë të mbledhura te vështirësia e madhe që shqiptarët kanë për të transferuar paratë në Shqipëri dhe investuar në Shqipëri, pa u vënë në shënjestrën e organeve ligjzbatuese apo pa qenë të dyshuar. Ajo që vjen si kundërshti kolektive ndaj nesh është se shqiptarët. Natyrisht që ne kemi kontribuar masivisht si politikë dhe si media për ta furnizuar dhe ngjizur këtë imazh skandaloz. Shqiptarët janë kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve, në të gjitha nivelet.
Tregun e pastrimit të parave, nuk i kanë krijuar shqiptarët. Ne do ta thyejmë barikadën, jemi në komunikim, është një rjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni, me një pikënisje shumë specifike, shumica dërmuese e shqiptarëve e mbëshesin realizimin e një amnistie fiskale, për të gjitha ato arsye që thamë. Natyrisht duke mos i hapur asnjë shteg aktivitetit të paligjshëm. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit, çfarë u përball komuniteti shqiptar. Është nevojë e rëndësishme jo vetëm ekonomike por edhe sociale. Por edhe për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme, kundër informalitetit. Unë dua të siguroj të gjithë ata që janë në emigracion, që ne do ta bëjmë amnistinë fiskale, me çdo kusht dhe me çdo të drejtë që kemi për ta bërë. Dhe kam shumë besim që bashkësia ndërkombëtare dhe BE, do ta kuptojë dhe ne nuk kemi nevojë që të na mbështesë, por nuk do ta pengojë. Vetë do të pranojë principin e të drejtës, duke shfrytëzuar nga ana e vetë principin për ta monitoruar këtë proces. Përderisa e bën Italia çdo tre vjet, përderisa e bëjnë vende të tjera, ne nuk kemi pse privohemi nga kjo e drejtë“, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post