Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga konceri i Noizyt, kur në momentin që u fikën dritat të rinjtë brohorisnin “Rama ik”.
Meta e quan thirrje frymëzuese, teksa shkruan se Rama është armiku i së armdhmes dhe grabitësi i miliarda eurove.
“Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare.
Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit” shkruan Meta.
Video:
Diskutime rreth kësaj post