Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë sqarime përpara parlamentit për protestuesit e “Unazës së madhe”. Rama hedhur akuza mbi opozitën duke theksuar se nuk ka asnjë shenjë jete nga opozita në vend për buxhetin pasi opozita ndjekë protestën e por-paligjshmërisë, nuk mund të dëmshpërblejmë zaptuesit, pasi opozita takim në një hotel sa për të larë gojën.
Rama: Ndërsa opozita mungon jo vetëm fizikisht por mungon dhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin sa për të larë gojën të paktën, asnjë amendament i dërguar në kuvend sa për të larë duart të paktën. Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit. Nëse nuk i llogarisim ato kapjet e veshit mbrapsht të zonjës Tabaku një herë në muaj e cila e di dhe vetë se nuk di çfarë flet kur lexon tekstet kadrioteskte të parisë, kontributi ka qenë meritë e Kadri Vasilit. S’kemi ç’bëjmë jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë as dhe kur diskutohet buxheti në Kuvend. Ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme të vendin, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik.
Nuk ka bërë kurrë vaki që kur nisi epoka e prishjeve masive në parkun Rinia në Tiranë. Buxheti i ri, 440 dollarë për beben e parë, 800 për beben e dytë, 1200 për të tretin e më tej. 1600 për binjakët dhe 2400 dollarë për trenjakë.
Totali miliona e miliona dollarë që për herë të parë vihen në dispozicion të nënës e familjes. një politikë e re sociale, shumë vite pas bonusit të bebes, vetëm 5 mijë lekë të reja që u vendos nga bashkia e Tiranës që kur s’mbahet mend dhe mbeti si detyrim por rëndom i paplotësuar. në 2014 shlyem 5 mln dollarë borxhe të pashlyera nga qeverisja e mëparshme. Kjo është një politikë e re që merr jetë falë mundësive të reja që janë krijuar nga reformat e dhimbshme dhe rritjes së kontributeve.
A ke njeri normal dhe me një minimum morali qytetar që të thotë se këto dhjetëra miliona $ duhet ti marrim 30 mijë familje për bebet por duhet ti marrin zaptuesit e tokave.
Diskutime rreth kësaj post