Pasi kryeministri Rama pranoi se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara dhe se Shqipëria nuk mund të thotë jo, ka reaguar edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Ajo ka falenderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera për pranimin e afganëve pas pushtimit të vendit nga talebanët. Në një postim në rrjetet sociale, Kim ka rishpërndarë fjalët e Ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright. Kjo e fundit shkruan se të gjithë duhet të përqëndrohen në shpëtimin e jetëve në Afganistan.
Postimi i Yuri Kim:
“Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohëse ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit të aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët t’i ndjekin,”- shkruan Albright në postimin e publikuar nga Kim.
Diskutime rreth kësaj post