Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka debatuar ashpër mbrëmjen e djeshme me gazetarin Basir Çollaku lidhur me përgjimet e antimafias italiane dhe veprimet e drejtësisë shqiptare.
Shkëlqim Hajdari: Unë nuk jam këtu përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion.
Basir Çollaku: Po themi çfarë ndodh.
Shkëlqim Hajdari: Unë po të them që nga fillimi deri në fund që Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion duhet të marri përsipër përgjegjësitë.
Basir Çollaku: Po nuk ka marrë rezultat.
Shkëlqim Hajdari: Po shko ti, shko bëhu ti prokuror
Basir Çollaku: Sigurisht që bëhem, në detyrën time unë jam prokuror dhe i shkoj deri në fund gjërave.
Shkëlqim Hajdari: O Basir mos bëni biseda të tilla në studio që nuk kanë logjikë njerëzore.
Basir Çollaku: Ti lemë historitë e logjikës të lutem.
Shkëlqim Hajdari: Do më dëgjosh mua.
Basir Çollaku: Jo nuk do të dëgjoj, jemi në studio bashkë e jo në kafe. Deklaratat e kryeministrit, sepse je këshilltar i kryeministrit…
Shkëlqim Hajdari: Nuk jam, nuk jam të thash.
Basir Çollaku: Deklarata e kryeministrit është që konkluzionet janë dhënë, hetimi është mbaruar. Mua më thotë apo SPAK-ut?
Shkëlqim Hajdari: Ty ta thotë.
Basir Çollaku: Jo i thotë SPAK-ut.
Diskutime rreth kësaj post