Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e djeshme se kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri një gabim të madh që nuk pranoi të ishte pjesë e tryezës së përbashkët për të folur për masat pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një mendim është edhe ministri i Diasporës Pandeli Majko, i cili i bën thirrje opozitës të ulet në dialog me qeverinë dhe të ndihmojë për menaxhimin e situatës post tërmet.
“Askush nuk duhet të përfitojë politikisht nga kjo situatë”, tha ai për Ora News.
Majko nënvizon se kjo situatë duhet të bëhet mësim për të gjitha institucionet.
Për ish-kryeministrin socialist Pandeli Majko, vendi është një situatë emergjente dhe duhet të ketë një plan të mirëfilltë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
Majko nënvizon se menaxhimi i kësaj situatë do të marrë shumë kohë dhe do të ketë nevoja për më shumë financa, prandaj duhet të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë në vend.
Ndërsa i bën thirrje politikës që të mos shfrytëzojnë fatkeqësinë që ka kapluar vendin për përfitime politike.
Pandeli Majko nënvizoi se të gjitha ndihmat që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë janë të mirëpritura nga vendi ynë, pavarësisht se deri më tani ende nuk ka një faturë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima, dhjetëra të plagosur dhe shumë banesa të dëmtuara.
Diskutime rreth kësaj post