Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ish-kryeministrit Sali Berishës, pas akuzave të këtij të fundit se kreu i qeverisë ka shpenzuar 22 milionë euro për udhëtimet me charter.
Përmes një postimi në twitter Rama shkruan se kjo është një gjuhë tallëse dhe shpifëse për të gjithë shqiptarët, pasi ai ka shpenzuar shumë herë më pak se non-grata (Berisha) kur ishte në krye të qeverisë.
Postimi i Ramës:
“Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla”-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post