Ambasadori amerikan, Donald Lu i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos flasë në emër të tij.
Pas deklaratës së shefit të qeverisë për qëndrimin e SHBA lidhur me çështjen e vëllait të Fatmir Xhafës, ka reaguar ambasadori amerikan Donald Lu.
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj.”, deklaron Ambasadori Lu për mediat.
Por nuk ka vonuar shumë dhe Rama i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale me një lojë fjalësh.
Në statusin e tij, kryeministri shprehet se është puna e tij të thotë atë që mendon në lidhje me Lu-në.
“Patjetër që unë flas për veten time dhe miku ynë Lu flet për veten e vet. Dhe krejt normalisht, është puna ime të them atë që mendoj kur flas lidhur me të, siç është puna e tij të thotë atë që mendon kur pyetet lidhur mua” – shkruan Rama teksa poston edhe flamujt e Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Dje kryeministri deklaroi në parlament se nëse do kishte përgjegjesi Xhafaj, Donald Lu do kishte reaguar
Diskutime rreth kësaj post