Kryeministri Rama i ka mohuar studimet master ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të cilata jo i ka përfunduar në Universitetin UFO (Sot Albanian University).
Në një përgjigje për ndjekësit Rama thotë se Nikolla nuk ka përfunduar studimet në këtë universitet, ndërkohë që ajo e ka paraqitur vetë në jetëshkrimin e saj tek faqja e ministrës.
Komenti i qytetarit: Leri fotot zoti Rama po shiko dhe zgjidh hallin e studenteve se kane bere kaps tiranen mos mbaje ministra medioker e pa shkolle osr me shkolle UFO.
Reagimi i Ramës: Agim Dervishi me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot😉
Diskutime rreth kësaj post