Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama “i ka ditët e numëruara”, ndërsa paralajmëron punonjësit e administratës të mos bëhen pjesë e aferave korruptive.
Në një deklaratë për media, Meta tha se korrupsioni i qeverisë është galopant, por zyrtarët nuk duhet të bëhen pjesë duke firmosur, nëse duan që familjet e tyre të flenë të qeta.
“E kanë çuar kilometrin 10 milionë euro, kur në Francë bën 4 milionë euro. Mos u bëni pjesë e korrupsionit të Edi Ramës, mos firmosni, respektoni familjet tuaja. Sepse ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara. Është shumë e rëndësishme që ju të jeni të qetë, që familjet tuaja të flenë të qeta. Ky korrupsion nuk do tolerohet gjithsesi.
Edi Rama i ka dalë për zot edhe të tjerëve më përpara, por do jetë e pamundur. Falenderoj ata njerëz të përgjegjshëm në zyrat e shtetit që po bashkëpunojnë me ne për të sjellë fakte të reja të këtij korrupsioni galopant”, u shpreh Meta.
Diskutime rreth kësaj post