Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përgjigjen që Edi Rama i dha kërkesë së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Ki, ku e ka cilësuar si të turpshme.
Kjo e fundit kërkoi pak ditë më parë që partitë të mos regjistrojnë kandidatë për deputetë, persona që kanë të kaluar të errët dhe kriminale.
Ndërsa Rama sot tha se ‘nuk është drejtori policie për të verifikuar kandidatët’.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Gazment Bardhit:
“Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.
Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën – dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!” – shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post