Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të verifikuar emrat e ministrave të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.
Kujtojmë se pjesa më e madhe e ministrave ka qenë në detyrë edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama”, ndërsa emrat e rinj nuk janë lakuar ndonjëherë për probleme me ligjin.
Diskutime rreth kësaj post