Një ditë para protestës, Sali Berisha duket se ka bërë një hap pas dhe është tërhequr nga zhvillimi i protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këtë e bëri të ditur anëtari i Rithemelimit në emisionin televiziv, i cili tha se protesta do të zhvilliohen në Bulavardin ‘Zogu u Parë’.
‘Për ne e drejta e protestës është e panegociueshme. Pastaj kemi një zbythje të pozicionit të Ramës. Nuk jemi atje për të krijuar trazira. Jemi atje për të thënë të vërtetën tonë. Në këtë pikë askush nuk e ka pasur këtë ide. Por ti thuash popullit opozitar shqiptar zhdukuni u detyruar BE dhe të përgjigje.
Protesta do të bëhet në Bulevardin Zogu i Parë! Bulevard është i pari. Në Bulevard do të jetë! Tensioni i kësaj proteste nuk do të jetë të krijojë trazira. Ata që nuk deshën që PD ta bëjë në Bulevard u detyruan që ta shohin pozicionin e tyre.
Nuk kemi qëllim që të provokojmë,. Por ti themi të vërtetën miqve tanë evropianë se me kë po negocion. Ky vend është duke u zhbërë çdo ditë nuk e thotë opozita, por e thotë e vërteta absolute”, tha Bozdo.
Diskutime rreth kësaj post