Kryeministri Edi Rama gjatë takimiT me rektorët e dekanët që po zhvillohet tani ka treguar shenja të mëdha nervozizmi. Madje duke goditur tavolinën me dorë duke u thënë dekanëve e rektorëve se edhe ata janë fajtorë për gjithçka që po ndodh me universitetin, ndërsa janë shumë të punësuar në universitete pa asnjë titull shkencorë.
“Çfarë jeni ju? Kush jeni ju? Kryetarë Komunash që ne i çbëmë?!”, tha Rama. “Ky, tetë pikat, janë vetëm fillimi i një libri rrëmujë, që duhet të rregullohet dhe sjam unë që duhet tju them përgjegjësit që keni, jeni ju që duhet të gjeni përgjegjësit tuaj. Unë sjam më ai që isha para kësaj historie në raport me universitetin”, kërcënon Rama. “Protesta do mbaroj një ditë dhe unë do jem protestues këtu para jush”, pralajmëroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post