Kryeministri Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në qytetin e Vlorës ku edhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete. Përveç gruas këtë fundjavë Rama është parë edhe në krah të djalit të George Soros, presidentin e Këshillit Drejtues së Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros. Në postimin e tij në Instagram, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën.
‘Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kalojë pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar. Për të diskutuar mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, shkruan Aleksandër Soros.
Disa ditë më parë Soros zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post