Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish tek Astiri.Në mbështetje të kauzës së tyre ka shkuar edhe lideri i PD-së Lulzim Basha. Teksa qëndronte mes banorëve, Basha tha se Rama do ta paguajë rëndë atë çka po ndodh me këtë protestues, që sipas tij u dhunuan nga policia. Sipas lideri të PD-së Rama nuk njeh ‘vijat e kuqe’, por vetëm ‘vijat e bardha’.
“Njeriu që frymëzoi dhunën dhe sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri Edi Rama. Rama mban përgjegjësi për dhunë e ushtruar ndaj banorëve dhe ai mban përgjegjësi për dhunën që ka shkaktuar viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, dhe për gishtat e prerë të policisë. Ky njeri që po përdor vjedhjen 40 mln euro, po përdor policinë. Ligji është me këta qytetarë. Kushtetuta është me ta. Ai po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen 40 mln euro në këtë megaaferë. Ai po përdor policinë dhe qytetarët përballë. Policia dhe qytetarët janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër është Rama. “Ca vije të kuqe u shkel? Ai si njeh vijat e kuqe, por të bardhat, ato që merr me hundë.”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post