Kreu i qeverisë Edi Rama teksa fliste para socialistëve, nuk ka lënë pa thumbuar edhe të pakënaqurit e PS, mes tyre ish-ministrin Ditmir Bushati. Në momentin që kryeministri tregonte synimin e katër vjeçarit të ardhshëm pas fitores së mandatit të tretë, vuri theksin tek ata që ‘i kanë nxirë faqen’.
Ndërkohë që kryeministri fliste, ajo që binte në sy, ishte se ish-ministri Ditmir Bushati qëndronte ‘si në gjemba’, pas këtyre thumbave të Ramës.
“Pa u lodhur dhe pa e humbur dhe që askush këtu me apo pa vetëdijë të mos mpengojë, por vetëm të kontribuojë që administrata të veprojë sipas interesave politike. dhe që…fytyra jonë të mos njolloset nga ata që përfitojnë nga këto kriza politike dhe që shohin vetëm xhepin e tyre,” – tha Rama ndërsa Bushati rrotullonte kokën dhe hidhte vështrimin sa andej këtej.
Ndiqeni pas minutës 16:38
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post