Kryeministri i vendit ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë prej tij se shumë shpejt në kuadër të pakëtës anti- shpifje që ai ka propozuar, të gjithë ata që kryejnë këtë vepër kundër qeverisë dhe socialistëve, do të paditen në gjykatë.
Rama flet pa emra kur shkruan një reagim në rrjetin social, duke thënë se shpifësit janë acaruar se përse ai kërkon përgjegjësi për fjalën.
Statusi:
Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur, për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post