Rama ia ka dedikuar fillimin e fjalës së tij marrëdhënies Qeveri-Opozitë. Ai ka kërkuar një debat politik të moderuar duke theksuar se opozita nuk është një armike apo kundërshtare, por një konkurrente që lufton me ide.
“Kuturisjet individuale nuk do marrin më peng rendin e punës në këtë kuvend. Kuvendi nuk do të tolerohet nën drejtimin e Ruçit. Jemi të vetëdijshëm për barrën e lartë të këtij mandati të ri. Sot dhe 4 vjet me radhe do të jemi forca e shembullit, jo shembulli i forcës. Jemi të vetëdijshmëm për gabimet dhe defektet tona. Kemi kuptuar që e kemi pasur gabim kur menduam se durimi me opozitën nuk ia vlen. Nuk jemi as armiq as kundërshtare, ne jemi konkurentë që luftojme me ide dhe politika. Në një nga ditët e protestës së opozitës, Basha doli në protestë bashkë me vajzën e vogël. Nuk dua ta komentoj këtë episod por dua të them se në fund fare, qofshim në qetësi a konflikt, çdo gjë që ne bëjmë lidhet me fëmijët tanë. Dhe në këtë punën tonë, në çdo gjë që bëjmë keq, u bëjmë keq fëmijëve të të gjithë Shqipërisë” – tha Rama.
Rama ironizoi edhe LSI-në teksa i quajti deputetët e saj “opozitarë” sezonalë.
“Shqipëria po tregohet si etni krimi në Europë. Ju ftoj të gjithëve opozitarë tradicionalë dhe sezonalë, të bëhemi bashkë për imazhin e vendit” – tha Rama.
Kryeministri ka kërkuar që votimi i emigrantëve të bëhet realitet në zgjedhjet e vitit 2021 dhe ka kërkuar bashkëpunimin e palëve.
Diskutime rreth kësaj post