Në reagimin e parë për mediat lidhur me fitoren e PS në zgjedhjet vendore të Kolonjës, kryeministri Edi Rama ka falenderuar banorët e këtij qyteti që i dhanë sipas tij së majtës një “besim të madh”.
“Është e rëndësishme të fitosh, por mbi të gjitha është e rëndësishme të kuptosh se fitorja me përmasa të tilla kthehet në një borxh që ne do të bëjmë çmos që t’ua shpërblejmë qytetarëve me më shumë vëmendje, investime dhe bashkëpunim për ta çuar deri në fund projektin e Rilindjes”, ka thënë Rama.
Ai ka vlerësuar se, “zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë, i fortë dhe lehtësisht i kuptueshëm për të gjithë”.
“Pavarësisht se kam shpresë që PD ta lexojë këtë mesazh si një detyrim për të reflektuar mbi rolin e saj, sepse ka 3 vjet e kusur që e ka lënë detyrën e saj të opozitës”, ka shtuar Rama, duke dalë nga selia e Partisë Socialiste.
Diskutime rreth kësaj post