Gjatë gjithë këtyre ditëve kur opozita ka ashpërsuar qendrimet e saja përmes protestave dhe djegies së mandateve, kryeministri Edi Rama është kujdesur që të japë imazhin e një lideri të fortë, i cili nuk tundet nga pretendimet e Lulzim Bashës.
Madje, në shërbim të këtij operacioni propagande, Rama angazhoi strukturat e PS si edhe të pushtetit lokal duke organizuar kështu tre anti-mitingje me mijëra pjestar të administratës të ulur në karrige në Vlorë, Berat dhe sëfundmi Tiranë, shkruan Albeu.com.
E gjithë kjo u bë gjithashtu për t’i treguar ndërkombëtarëve se Shqipëria nuk ishin ata që protestonin para zyrës së Ramës, por ata që mblidheshin rreth kryeministrit.
Por, ndryshe sa nga sa mund të mendohej dhe praktika e deritanishme, kur Rama e ka çuar tensionin në maksimumin deri sa detyrohej të jepte një marrëveshje në tavolinë, kryeministri “i fortë” ka filluar zbythjen.
Mes merakut për “hallatet” e Bashës dhe fyerjeve ndaj medias, në fjalitë e kryeministrit nuk mund të mos vërehej një frazë, e cila tregon se ai po mendon të tërhiqet duke i plotësuar kërkesën e parë opozitës: Zgjedhje të parakohshme.
“Nëse fitoni qoftë edhe një bashki më shumë se ne, jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje paralmentare të parakohshme.
Ju e dini shumë mirë që nuk fitoni prandaj keni marrë rrugët, ju e dini që nuk e mundni dot PS-në, as në Kukës e as në Skrapar”, tha Rama dy ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza”.
Edhe pse ka një “nëse” në mes, duket qartë se Rama ka filluar të zbythet dhe tashmë mbetet çështje kohe për të parë se deri ku do të shkojë zbythja e “kryeministrit të fortë”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post