Kryeminsitri Edi Rama ka folur të premten në mbrëmjen për herë të parë pas miratimit nëKuvend të kërkesës së SPAK e cila i hap rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Rama tha se ndryshe nga herët e tjera, ku prorkuroria ka qenë e papërgatitur, këtë herë ka sjellë një dosje të kopsitur e cila ngre dyshime të forta për Ahmetajn.
Megjithatë sipas Ramës tani është radha e drejtësisë të vërtetojë nëse Ahmetaj është i fajshëm apo i pafajshëm.
“Arben Ahmetaj nuk ëhstë njeri i panjohur dhe as i largët për mua, ai ëhstë nëj nga bashkëpunorët me të cilët kam folur më shumë. Nuk më takon mua nëse ai ëhstë fajtor apo i pafajshëm. Por ndryshe nga herët e tjera prokuroria na vuri përpara dosjen e një pune voluminoze. Ajo dosje të krijon dyshime të mjaftueshme për të mos e ndaluar arrestimin e kërkuar nga SPAK-u. Tani ëhstë në dorën e drejtësië të na tregojë nëse është një rast fajësie, apo pafajësie”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post