Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të cilin prej vitesh e mbante Taulant Balla, Edi Rama ia besoi Damian Gjiknurit. Madje, edhe postin drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Rama ia besoi Damian Gjiknurit.
Taulant Balla në një reagim në rrjetet sociale shprehet se do të jetë i pari që do të bëjë më shumë në këtë mandat të tretë.
Raegimi i plotë:
“Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.
Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit, nder që dua vetem tia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia.
Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS, si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.”-shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post