Kryeministri Edi Rama u përfshi sot në një incident me gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, pasi kjo e fundit po e intervistonte pa maskë.
Kreu i qeverisë i kërkoi gazetares të shkonte të merrte maskën dhe madje e shtyu edhe me dorë, gjest që ka shkaktuar debat në opinionin publik.
Pas incidentit, gazetarja ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku pranon se ka shkelur aktin normativ të qeverisë, por dënon veprimin e kryeministrit.
Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë.
“Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë. Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën. Kryeministrit, me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi. Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhenien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm. Ama, unë me veprimin tim sot mund t’i kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.”, – shkruan gazetarja.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post