Kryeministri Rama ka dalë ditën e sotme në komunikimin e tij të përjavshëm me qytetarët për të bërë me dije vendimet e reja të qeverisë, mbarëvajtjen e masave gjatë fundjavës dhe situatën që mbizotëron në vend si pasojë e COVID-19.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk ka kursyer sulmin edhe kundër Sali Berishës referuar denoncimeve të tij në Facebook.
Rama tha se “Arsimi ka vazhduar dhe normalisht puna e mësuesve dhe janë paguar të gjithë në sektorin publik pa diskutim, ndryshe nga sa doli nga varreza dixhitale në Facebook”.
“Arsimi ka vazhduar dhe normalisht puna e mësuesve dhe janë paguar të gjithë në sektorin publik pa diskutim, ndryshe nga sa doli nga varreza dixhitale në Facebook, nga ku dalin cdo ditë kërmat e imagjinatës më të shfrenuar të botës së përtejme. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për sektorin privat, po bëjmë një verifikim se në sektorin privat nuk ka ndodhur e njëjta gjë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post