Para pak ditësh Edi Rama i pastroi një nga fushat e sportit dhe e kritikoi jo pak, mirëpo kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk i mban inat kryeministrit, (të paktën publikisht), edhe pse është e qartë që marrëdhënia e tyre është krisur.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Pyetur nëse do ia uronte këtë festë edhe kryeministrit Edi Rama, ai tha “absolutisht po”, ndonëse kreu i qeverisë është katolik.
“Dua të uroj rastin nga xhamia në Bulevardin Ismail Qemali, të uroj të gjithë besimtarët gëzuar Kurban Bajramin. Aty që janë nga Vlora, që jetojnë në Vlorë, që kanë ardhur në Vlorë, të uroj ato besimtarë myslimanë që kanë ardhur të pushojnë në Vlorë, për të pushuar, që me siguri ky do jetë sezoni turistik më i i suksesshmi, gëzuar, shëndet, paqe dhe mbarësi”., tha Leli.
Ia uroni festën edhe kryeministrit Edi Rama?
-Absolutisht po
Diskutime rreth kësaj post