Analisti Julian Zyla i ftuar në emisionin ‘Breaking’ ka komentuar performancën e ministrave të qeverisë Rama, sidomos gjatë periudhës zgjedhore. Zyla u shpreh se zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka një lloj brendi si një njeri i përkushtuar.
“Braçe e ka thënë me krenari që ajo që e veçon është fakti se Rama e ka lënë që të jetë në krah dhe përballë. Një zëvendëskryeministër që jo vetëm ka mbështetjen e kryeministrit por edhe respektin e mendimit ndryshe dhe kundër. Sa i përket punës së tij, Braçe ka një lloj brendi si një njeri i përkushtuar. Kjo nuk është zbehur pas marrjes së detyrës si zv.kryeministër”, – tha analisti.
Ndërsa duke folur për ministrin e Brendshëm, Bledar Çuçi, Zyla tha se ai është “një drejtues politik qarku që arriti mjaft mirë një objektiv jo të lehtë në Gjirokastër duke marrë 3 mandate”.
Për ministren Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, analisti u shpreh se nuk ka parë se ajo ka marrë ndonjë kërkesë nga qeveria.
“Duket sikur përveç fushatës elektorale, përgjegjësi politike për ministren Denaj, ka qenë kryerja ashtu siç duhet të detyrës. Nuk pashë të kishte ndonjë kërkesë. Një moment që më pëlqeu është përshëndetja e saj me Ina Zhupën e PD-së. Mund të ketë luftëra të ashpra idesh, por mirësjellje mes njerëzve. Kanë ide të kundërta por qëllime të përbashkëta”, – tha Zyla.
Diskutime rreth kësaj post