Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para pak ditësh shkarkoi 7 minista të kabinetit të tij qeveritarë, ku në këtë listë ishte edhe Mirela Kumbaro. Ish-ministrja e Kulturës duket se i ka dalë kundra Ramës dhe në mbështetje të banorëve. Ditën e sotme ka qenë e pranishme në zonën e Zagorisë, ku është rreshtuar kundër kompanisë SHELL, dhe pro banorëve.
Teksa përfaqësuesit e kompanisë kanë qenë në një dëgjesë publike, Kumbaro është shprehur se zona e Zagorisë nuk duhet të cënohet nga kërkimet për naftë. Ajo është paraqitur në takim me një listë pyetjesh për kompaninë, duke thënë se ç’pimet për naftë në këtë zonë nuk duhet të realizohen. Nga ana tjetër kundër puseve të naftës në këtë zonë është shprehur para pak minutash dhe kryeministri Edi Rama, i cili duket se ka pritur mediatizimin e çështjes për të pasur një sqarim.
“Është një vlerësim i bërë me nxitim, është i sipërfaqshëm dhe mungojnë shumë elementë studimorë për zonën. Të gjitha zonat që ju përmendni në studim janë zona të mbrojtura, ajo që më la të pakënaqur është mënyra e cekët që ju keni vlerësuar trashëgiminë kulturore”, është shprehur më tej ish-ministrja e Kultutës Mirela Kumbaro.
Diskutime rreth kësaj post