Në mbledhjen e Asamblesë së PS, ku kryeministri i vendit, Edi Rama, zgjodhi kabinetin e ri qeveritar, Taulant Balla nuk mori asnjë detyrë ministrore.
Edhe pse siç e deklaroi edhe vetë rezultoi si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Taulant Balla do të vijojë të mbajë vetëm detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi kryeministri Rama i hoqi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.
Ditën e sotme Balla ka postuar disa foto nga qyteti i Librazhdit në ndeshjen Sopoti vs AF Elbasani. Balla në postimin e tij shkruan: “Librazhd – Miqësore mes KF Sopoti dhe AF Elbasani”.
Por në stadium nuk duket asgjëkundi Damian Gjiknuri i cili është kryetari i qarkut për Elbsanin. Nuk e dimë nëse ky postimi i Ballës është një mesazh për Damian Gjiknurin.
Diskutime rreth kësaj post