Etilda Gjonaj nuk do jetë më ministre e Drejtësisë në kabinetin e qeverisë “Rama 3”, u bë me dije se vendin e saj do e zërë Ulsi Manja.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gjonajt, ku në në një prononcim për mediat ajo shpreh mirënjohje ndaj kryemininistrit Rama dhe i uron suksese pasuesit të saj.
“Kryeministri e ka parë të dobishëm për mandatin e tretë”, – u shpreh Gjonaj.
Gjonaj dha komentin e saj edhe për emrat e rinj, “Besoj që do arrijnë që të çojnë dhe do i shërbejnë qëllimit që të çojnë objektivat para. Në 4 vjet ka qenë kohë e mjaftueshme për të dhënë maksimumin tim për një sërë reformash. Kryeministri Rama më ka dhënë mbështetje. Manja do i çojë para rezultatet”.
E pyetur nga gazetarët nëse ishte surprizë për vetë Gjonajn, ajo shprehet se “Unë besoj që një ministër në një mandat është i mjaftueshëm për të dhënë dhe arritur rezultate”.
Ish ministrja e ka mbyllur intervistën e saj edhe me një mesazh për Ulsi Manjën, “suksese, pata mundësinë ta uroja. Kam bindjen që do i çojë para arritjet”.
Diskutime rreth kësaj post