Ish-deputeti Kastriot Islami është i mendimit se strumbullari i ndryshimeve në Kushtetutë e më pas edhe në kodin zgjedhor, ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Islami: Një reformë shumë e rëndësishme por e kryer në mënyrë të njëanshme pa opozitën si në asnjë vend tjetër të botës demokratike dhe si asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri. E dyta është një reformë që fatkeqësisht dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe vështirëson lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë dhe e treta gjithë harakiri që është bërë me sharlatanët e vegjël, mashtruesin e madh Rama, me marrëveshjen e 5 qershorit apo janarit në rezidencën amerikane, synimi është të prishen koalicionet e përbëra për ti krijuar vështirësi opozitës për tu bashkuar ashtu si e ka bashkuar votën e saj dhe presin qytetarët, Rama është munduar të prishë këto koalicione të përbëra. Me mashtrime ka lënë në baltë edhe të gjithë përfaqësuesit e partive të reja që prisnin një sistem që tu jepte mundësi të bëheshin pjesë e parlamentit në mënyrë modeste. Edhe këtë mundësi Rama ua ka hequr. Të gjitha ndryshimet e bëra nga Rama shkatërrojnë mundësinë për të hyrë në parlament dhe për të goditur establishmentin e partive të vjetra tradicionale.
Islami thotë se Rama e ka bërë prishjen e koalicioneve për dy arsye.
Islami: Për ti futur në dilemë partitë të jenë bashkë apo jo dhe kjo ka të bëjë me grumbullimin e votave dhe së dyti vetë sistemi është i tillë që kur je i bashkuar favorizon një grupim në krahasim me kur nuk je i bashkuar për përkthimin e votave në mandate.
Diskutime rreth kësaj post