Kryeministri Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë para kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale duke i quajtur derdimenë Bashën, Berishën dhe Kryemadhin që po kërkojnë largimin e tij nga pushteti.
“Unë nuk ekam qëllim pushtetin dhe as karrigen ku nuk shkulem, por e kam mision dhe se të tjerët më kanë zgjedhur për të udhëhequr. Nuk iket nga kjo detyrë sepse e kërkojnë kundërshtarët që nuk kanë popull me vete”, tha Rama duke theksuar se ata nuk e largonin nga pushteti me zgjedhje dhe e kërkojnë nga rruga.
Ndërkohë, kryeministri tha se i duhej vendit dhe nuk do të rrinte në detyrë nëse nuk e dinte se çfarë “katrahure do të bënin ata që do të vinin pas tij”.
Rama theksoi se nuk ikte sepse ka nisur një luftë për bërjen e shtetit edhe pse po bën shtatë vite në detyrë. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post