Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka hedhur idenë e një koalicioni Rama-Basha dhe ku populli të pozicionet si opozitë për të sjellë fundin e tyre.
Postimi i plotë:
“Vitin tjetër do jenë zgjedhjet parlamentare dhe rezultati mund të jetë ky:
1- Qeveri Rama 3
2- Qeveri Basha + Monika
3- Qeveri Rama 3 + Monika
4- Qeveri Rama 3 + Basha
Koalicionet janë të detyrueshme në bazë të kalimit pragut 71 deputetve.
Partia demokratike ka 30 deputet më pak se Partia Socialiste në zgjedhjet e fundit. Rezultat tejet i thellë për tu tejkuar.
Nga ana tjetër Rama në mandatin e tretë e ka të vështirë të mbaj timonin vetëm sepse është tejet i konsumuar 8 vite.
Ai mund të dal i pari në zgjedhje por me një rezultat nën 50%.
Marrveshja e re Rama-Basha për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, nuk do lejoj futjen e partive të reja në Kuvend.
Me pak fjalë Rama dhe Basha po tentojnë të çimentojnë të dy pushtetin politik edhe 20 vjet të tjera.
Në këto kushte, shpresa e vetme për revolucion është që ata të qeverisin së bashku dhe pastaj populli ti largoj me shqelma.
Mos u habisni nga kjo ide.
Kjo është mënyra e vetme që Shqipëria të thyej establishmentin shkullor.
Çdo rezultat zgjedhjesh zgjaste jetën treshes Rama-Meta-Basha.
Qeveria e përbashkët Basha-Rama do zgjidh disa probleme:
– do bashkoj dy forca politike të cilat ishin pjella të partisë komuniste, me dy sekretar partie të emëruar nga Ramiz Alia: Berisha dhe Nano.
– do legalizoj një martesë të fshehtë si kjo e viteve të fundit Basha-Rama
– do qetësojë militantët kokë palarë që si tifozat e Tiranës dhe Partizanit bëjnë sherr edhe kur ndeshja është shitur nga dy ekipet.
– do bashkojë dy parti që skanë asnjë dallim programor apo ideologjik
Në fund ka një deduksion politik:
Shqipëria ka nevojë për alternativa dhe faktor të tjerë politik.
PS-PD e mbajnë me dhunë sistemin e votimit dhe numërimit.
Tregu politik kontrrollohet nga një oligarki por e ndarë në tre parti.
Kanë ndarë rolet dhe kanë bllokuar edhe llogoren e opozitës duke sabotuar çdo kauzë që lind nga populli.
As revolucion nuk ndodh sepse del me vrap Meta në krye me flamur të vjedhur, ose Basha me zjarrfikse për ta shuar protestën.
Për këto arsye zgjidhja e vetme është qeveria e përbashkët Basha-Rama-Mona, dhe nga ana tjetër populli të bashkohet rreth një opozite të re që do të lind për ti shporrur të tre nga skena politike.
Lufta e tyre nuk është vetëm kush merr pushtetin por edhe kuah bllokon hapësirën opozitare.
Bashës nuk i vjen rreziku nga Rama por nja një opozitë tjetër që mund të lind dhe ta rivalizojë.
Shqipëria ska nevojë rotacion, por për revolucion!
Revolucionin nuk mund ta ndezin ish-pushtetarët por qytetarët.
Ata që studiuan në Tiranë, Romë, Londër, Oksford, Neë York, Berlin por që sot punojnë kamarierë se nuk kan pranuar as të ngenë shalët për tu punsuar në asministratë dhe as kanë çuar zarfe për të qënë pjesë e listës palaçove që fut Luli në parlament.
Rotacioni na çon 30 vite pas, prandaj lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku.
Ky do jetë fundi i tyre….” shkruan Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post