Një natë para Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, sipas analistit Artur Zheji.
Dy grupime të njerëzve me influencë pranë kreut të qeverisë dhe që kanë vëmendjen e tij, i kanë vendosur në tryezë dy mundësi këtë mbrëmje, u shpreh analisti në “Top Story”.
Duke marrë parasysh se SPAK ka në shenjestër ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, grupimi i parë i ka sugjeruar Ramës zgjedhje të parakohshme, që kështu t’ia kalojë dardhat ‘e prishura’ drejtësisë. Ndërsa grupimi tjetër, sipas Zhejit, ka paraqitur risqet e këtij propozimi.
“Sipas informacionit që unë kam, ndoshta deri nga mesnata ose deri në orët e para të mëngjesit, dy korrente po përplasen underground në Partinë Socialiste.
Janë dy grupime të njerëzve me influencë pranë zotit Rama dhe kanë vëmendjen e tij.
Një grupim i thotë se duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme, sepse kemi disa indicie për 1, 2, 3, 4, 5… ministra të tjerë, të cilët nuk janë thjesht në shenjestrën e SPAK-ut, por në dojet e SPAK-ut.
Mund të qëllojë që pas këtij kongresi të zakonshëm, në zhvillimin e zakonshëm të mandatit, të këputen disa ministra të tjerë. Sigurisht që do t’i zëvendësojë ministri prapë. Po të bësh një krahasim si filloi mandati, pastaj u këputën dardhat e kumbullat. Prandaj këta thonë ta shkundim këtë pemë, të bëjmë një kongres reformator, për këta që ka indicie t’i lëmë të merren me drejtësinë, mos të bëjmë çështjen e PS-së, çështjen e tyre. Dhe ka një sens dhe të futemi në zgjedhje, sepse opozita është copë copë dhe kjo metafora e kumbullave dhe dardhave. Dhe kështu, nga tre, marrim katër vite të tjera.
Grupi tjetër thotë që ka një problem. Ndërkohë që ne futemi në zgjedhje, prapë SPAK-u i këput këta dhe ne hyjmë më të dobët dhe ndoshta krijojmë klimën që opozita të organizohet më mirë, të bëjë kompromis të shpejtë dhe të dalë si një forcë më e unifikuar”.
Unë di që Rama është në këtë dilemë, shprehet i bindur Zheji. Sipas analizës së sij, nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, do të ishte një tronditje për politikën, shkaktuar nga drejtësia.
Diskutime rreth kësaj post