Deputeti socialist Evin Bushati tha se kryeministri Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që bën një vizitë zyrtare në Rusi, ndonëse në tagrin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Ai tha se kjo vizitë duhet parë në një këndvështrim pozitiv ku Shqipëria ulet në një tryezë me një nga vendet më të fuqishme të botës, dhe mund të sjellë edhe shkëmbim ekonomik dhe turizmi.
“Kryesimi i OSBE-së është një fazë maturimi. Kjo tregon se ne jemi të rritur sa të trajtohemi në tryezë si të barabartë. Pesha kryesore e këtij institucioni janë SHBA. Është një vlerë e shtuar me dinjitet për Shqipërinë të shkojë në SHBA si drejtues i OSBE. Është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton Rusinë. Kjo duhet parë edhe për të qenë në tryezë me një nga vendet sot në botë dhe më të fuqishme. Mund të nisë shkëmbim ekonomik dhe turizmi. Kjo pjesë e koordinimit nuk ka të bëjë me funksionin e punës së përditshme. Pavarësisht se kush e ka rotacionin, nuk mund të bësh çfarë të duash. Postet janë koordinuese, por jo vendimmarëse. Kjo nuk do të thotë se do bëjmë çfarë të duam me atë pikë”, tha Bushati në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post