Gazetari Klodian Tomorri shprehet se kryeministri Rama gjatë mandatit të tretë do të qeverisë me para borxh. Ai e sheh këtë si një gjë tepër të rrezikshme për vendin tonë.
Tomorri tha se rritja e borxhit mund të ketë pasoja të mëdha të cilat mund të vendosin në vështirësi vendin. Sipas Tomorrit, tashmë është koha që ligji për të mos marrë borxh në treg të futet në Kushtetutë sepse qeveria e ndryshon kur të dojë dhe kjo është shumë e rrezikshme.
“Janë para që do përdoren për të financuar buxhetin, për projektet në infrastrukturë, si tuneli, unaza e Tiranës apo disa akse të tjera rrugore. Kemi rastin e portit të Vlorës që do të kthehet në port turistik dhe porti i mallrave do të zhvendoset nga aty.
Por duhet të ndalemi tek një shqetësim i madh që po merren rreth 500 milionë euro borxhe çdo vit. Ndryshimet e buxhetit kanë çuar në rritjen e borxhit dhe kanë prekur ligjin që detyron qeverinë të ulë borxhin duke filluar nga viti 2023 dhe ulja e borxhit do fillojë më 2024. Me këto ndryshime qeveria i ka lejuar vetes të marrë borxh deri në fund të mandatit dhe të qeverisë me para borxh.
Rritja e borxheve masive në treg mund të kenë pasoja të mëdha. Gjasat janë që të rriten interesat e borxheve dhe kjo mund të vendosë në vështirësi vendin. Ndoshta ka ardhur koha që ligji që të mos marrë borxh në treg të futet në Kushtetutë sepse qeveria e ndryshon kur të dojë dhe merr borxh, por kjo është shumë e rrezikshme. Ajo që FMN i tha qeverisë që nëse do ketë tejkalim të ardhurash duhet t’i çosh në larjen e borxheve sepse është nivel shumë i lartë, ndërkohë qeveria e rriti borxhin”, – tha Tomorri.
Diskutime rreth kësaj post