Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një reagim për tërmetin e fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, duke marrë deri më tani 20 jetë njerëzish dhe duke shembur shumë ndërtesa.
Kreu i qeverisë ka njoftuar se do të nënshkruhet një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe Vlorës për të strehuar të gjitha familjet që kanë mbetur pa shtëpi, pasi tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotshëm.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale #ShqipëriSolidare🤝🇦🇱”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post