Sociologu dhe aktivisti Ergys Mërtiri u shpreh se gjithë përpjekja e Ramës në Kuvend është për ta kthyer në një gallatë të madhe dhe për të prodhuar spektakël, duke e zhvendosur vëmendjen nga llogaridhënia.
Deklarata e Mërtirit:
“Gjithë përpjekja e Ramës në Kuvend është për ta kthyer në një gallatë të madhe dhe për të prodhuar spektakël, duke e zhvendosur vëmendjen nga llogaridhënia. Në demokraci, institucionet ndërtohen institucionet që të japë llogari qeveria.
Qeveria dhe Rama mendojnë se janë në pozicionin për të tallur gjithë miletin dhe për të bërë cirk. Rama do të jetë i dobët sepse nuk ka legjitimitet. Të gjithë e dinë këtu, edhe vetë Rama e di se është hajduti në këtë mes. Kjo do t’ia bëjë të vështirë mandatin e tretë”, tha Mërtiri.
Diskutime rreth kësaj post