Mbase shumë pak prej jush e mbajnë mend Ylli Shehun, fenomenin që doli nga listat e LSI, por refuzoi të digjte mandatin në atë kohë. Gjenialiteti i tij u vu re në momentin që hipi të fliste në foltoren e Kuvendin. “Na besutën dhe na votutën”-ishte një nga shprehjet që la gjurmë dhe u komentua gjerësisht që nga koha kur Ylli foli për herë të parë në Parlament.
Këtë radhë ai është rekrutuar nga Rama, si pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, në vend të 24. Shehu ka deklaruar se do të marrë mbi 12 mijë vota, dhe se nuk konsideron asnjë kandidat të fortë para tij. Ndër të tjera ka deklaruar se pika e tij e fortë janë emigrantët e Londrës.
Ndër të tjera Shehu tha:
“Do marr mbi 12 mijë vota në qarkun e Tiranës, ndoshta do të ketë edhe surpriza dhe mund të marrë edhe më shumë. Nuk kam kandidatë të fortë përballë. Kam pasur kontakte të shumë jo vetëm në Tiranë, por edhe emigrantët jashtë. Pika më e fortë është Londra dhe kam shumë emigrantë pranë, ato kanë gjetur një mbështetje te unë dhe po më japin një suport nga atje.”
Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe.
Këtë kanal ai e ka quajtur “Ylli Angli”. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performancat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”.
Diskutime rreth kësaj post