Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama është zotuar se qeveria do të rrisë përsëri pagën minimale. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se buxheti i vitit 2023 është dyfish më i lartë, i cili do të përdoret edhe për të përballuar situatën e krijuar nga rritja e çmimeve.
“Qeveria nuk do të lejojë që kriza e energjisë të shfaqet në faturën e energjisë. Pavarësisht se ne kemi vendosur fashën 800 kë/h, mbi këtë shifër janë një numër i vogël, duke parë që kishim një mundësinë nuk e lamë atë mundësi të fusnim duart në arkën e familjes., po shohim nëse kemi mundësi që të mos e vëmë në zbatim edhe për nëntorin, duhen reshje dhe kursim. Nuk duhen dëgjuar hienën e darkave të rublave. Përmbushim 75 % të nevojave, 25 % importohet ndaj po investojmë. Po punojmë edhe për TEC e Vlorës që më në fund do vihet në punë. Kriza erdhi pa na pyetur. Ne do bëjmë çmos që edhe rritjen e çmimeve ta përballojmë së bashku duke vendosur më shumë financa në si pozicion të njerëzve, kemi indeksuar dy herë pensionet dhe 15 % pensionet. Jemi mbrapa me rritjen e pagave, por po punojmë në këtë drejtim, është koha që edhe ju të paguani më shumë punonjësit qe t’i keni këtu, të kthehen nga Greqia. Paga minimale 400 mije lekë do arrijë më shpejt sesa ishte parashikuar Brenda mandatit. Në buxhetin e 2023 kemi vendosur një financim të veçantë, do kemi buxhet dyfish. Do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lekë. Duhet të rrisim të gjitha pagat e punonjësve të shtetit. Nuk kemi një paketë tjetër, por kemi bërë një rritje të qendrueshme. Në buxhetin e 2023 do të vendosim një financim të veçantë për të përballuar situatën. Do të kemi dyfishin e buxhetit të 2013”,-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post