Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë, foto të cilën e ka postuar në rrjetin social Instagram.
Rama duket përkrah një nëne të cilës i ka dorëzuar shpërblimin për fëmijën e parë, që sipas ligjit që hyn në fuqi prej sot përfiton 40 mijë lekë të reja.
Ndërsa nëna në foto me Ramën ka përfituar 120 mijë lekë të reja pasi ka sjellë në jetë fëmijën e tretë.
“Mirëmengjes nga Materniteti Koço Glozheni, ku u uruam mirëseardhjen bebeve që erdhën në natën e ndërrimit të viteve. I pari i këtij viti është Aleksi, vëllai i dy motrave që si fëmijë i tretë, do të hyjë në shtëpi me 120 mijë lek të reja me vete. Pas tij ka ardhur një vajzë, fëmijë i dytë, që do të hyjë në shtëpi me 80 mijë lek të reja, e më pas, përsëri një vajzë, e cila si fëmijë i parë, do t’u çojë prindërve në shtëpi 40 mijë lek të reja. Tre të parët kanë ardhur fiks si për të ilustruar politikën e re të Bonusit të Bebes. GEZUAR e me shëndet e mbarësi, të gjitha çifteve të reja e prindërve përsëritës të këtij Viti të Ri”, shkruan kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post