Deputeti socialist Arben Pëllumbi u shpreh kundër përpjekjes së qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme për t’i kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit nisjen e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim si ambasadore e SHBA. Në “Euronews”, ai theksoi se MPJE të shmangte njoftimin për zëvendësimin e Kim pasi po i mbaron shërbimi diplomatik 3-vjeçar në vendin tonë.
Megjithatë, ai vlerësoi faktin që në fund çdo gjë u sqarua nga vetë qeveria për të shuar dyshimet dhe hipotezat për përplasje qeveri-SHBA.“Unë nuk jam ekspert i politikës së jashtme, nuk kam ndonjë koment specifik për këtë çështje, por në dijeninë time, është një procedurë normale që kalon çdo përfaqësues i SHBA-ve në Shqipëri. Sigurisht, mund të kishte, mund të mos kishte komente, këto shpjegime i ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme, por besoj në këndvështrimin tim, që në kuadër të një zhurme thashethemnajash, tavolinash që filloi të qarkullonte nëpër Tiranë, edhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtuar ambasadorja e SHBA-ve në mënyrë të veçantë, në sistemin e drejtësisë, në forcimin e tij, në mbështetjen që ajo i ka dhënë në mënyrë të drejtpërdrejti këto sistemi, besoj që këto thashesheme kishin nevojë për një qartësim”, u shpreh deputeti socialist. Ai nuk e konsideroi aspak njoftimin e MPJE si lapsus diplomatik.
“Nuk jam në dijeni nëse është apo jo procedurë, por në kënvdështrimin tim besoj se nuk ka bërë as mirë, aq keq. Mirë do ishte që të mos kishte bërë diçka të tillë. Jo, nuk ka lidhje me lapsus dipolmatik. Për aq sa unë di ta interpretoj këtë çështje, besoj se është një procedurë normale, por do kishte qenë më mirë të mos kishte ndodhur”, përfundoi deputeti Arben Pëllumbi për çështjen e zëvendësimit të ambasadores Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post