Ditën e sotme, Kopshti i ri Zoologjik, ka hapur dyert për të gjithë vizitorët, banorë të Tiranës dhe jo vetëm, Kryeministri Rama dhe Kryebashkiaku Veliaj, kanë marrë pjesë në inaugurimin e tij.
“Me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama.
Ndërkohë, këtë të shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.
Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.
Ndërsa aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.
Diskutime rreth kësaj post