Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Ai është pritur në tapetin e kuq nga kryeministri Edi Rama, me të cilin ka shtrënguar duart dhe madje i kanë dhuruar një buzëqeshje njëri-tjetrit.
Ndryshe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila dukej e ngrysur dhe aspak entuziaste nga takimi me Ramën.
Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mungoi në Samit pasi ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë “Belt and Road”, i cili fillon nesër në Pekin./Albeu.com
Diskutime rreth kësaj post