Syri.net ka mësuar se ndërsa kryeministri Edi Rama po ngjitej në restorantin e qendrës ABA Center, është shkëmbyer me ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar i pari ish-Kryeministrit Berisha me fjalët përshëndetëse “Sali, mirë Sali”.
Por përgjigja e ish-Kryeministrit Berisha ka qenë shkurtër dhe e prerë: “Vazhdo, vazhdo”. Por nuk ka përfunduar me kaq.
Rama që ka qenë duke folur me dikë tjetër në telefon, me gjasë i huaj i ka rrëfyer bashkëbiseduesit: “Sorry, i just meet mr. Berisha”.
Por ish-Kryeministri që e ka dëgjuar këtë komunikim, e ka snobuar Ramën duke iu përgjigjur: “Po, po, meet, meet”.
Batutat e plota Berisha-Rama gjatë shkëmbimit në ABA Center:
Edi Rama: Sali, mire Sali?!...
Sali Berisha: Vazhdo, vazhdo…
Edi Rama në telefon dikujt: Sorry, i just meet mr. Berisha.
Sali Berisha: Po po, meet meet…
Diskutime rreth kësaj post