Një ditë pasi kryeministri Rama dha lajmin se linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë është aktivizuar së fundmi pas tre vitesh bllokimi, ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim
‘Ne mirëpresim lajmet se linja e transmetimit të energjisë 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës është operacionale që nga 12/14 – një moment historik i rëndësishëm. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin e energjisë në Ballkanin Perëndimor.’, shkruan Kim në një postim në Twitter.
Lajmi u dha dje nga kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të sektorit të energjisë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post